Ndryshon sërish orari i javës së parë në Superligë, Ferizaj – Drita zhvillohet të dielën

Ferizaj - Drita
Ferizaj - Drita

Ka ndryshuar përsëri orari i ndeshjes Ferizaj – Drita, që fillimisht ishte planifikuar të luhej të hënën. Pas reagimeve nga klubi i Dritës, kjo sfidë do të zhvillohet të dielën, më 17 gusht.

Drita kishte kërkuar që ndeshja të shtyhej plotësisht për shkak të angazhimeve në garat evropiane. Të enjten, klubi gjilanas do të presë Differdange në stadiumin “Fadil Vokrri”, në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Fillimisht, Federata e Futbollit të Kosovës kishte caktuar që ndeshja të zhvillohej të hënën, ndryshe nga planifikimi fillestar që parashihte të gjitha sfidat e javës së parë të luheshin të dielën. Por pas insistimeve të Dritës, është vendosur që përballja ndaj Ferizajt të rikthehet të dielën.

Ndërkohë, nuk ka asnjë informacion që ndeshja GjilaniBallkani do të zhvendoset. Suharekasit do të kthehen nga Dublini dhe pritet që kjo sfidë të zhvillohet të hënën, më 18 gusht, siç është përcaktuar më vonë.

Orari i plotë i javës së parë:

E diel, 17 gusht – ora 16:30

E hënë, 18 gusht – ora 16:30

  • Gjilani – Ballkani

Të gjitha takimet e javës së parë në Albi Mall Superligë do të fillojnë në orën 16:30.