Në “Minatorin” e stërmbushur, KB Trepça ka shkatërruar Golden Eagle Yllin

kb trepça
KB Trepça

KB Trepça triumfoi me rezultat bindës 91-65.

Xehtarët do të zhvillojnë edhe dy miqësore të tjera me Bashkimin, para se të nisen më 20 shtator për në Bullgari, ku një ditë më pas do të përballen me Heroes Den Bosch nga Holanda.

Ndërsa nga dita e nesërme skuadrës pritet t’i bashkohet edhe kryetrajneri Adis Beçiragiç, pas paraqitjes brilante me Bosnjën dhe Hercegovinën në EuroBasket 2025, me ç’rast arritën deri në çerekfinale të këtij kompeticioni evropian të basketbollit.

Trepça në Bullgari, nëse mposhtë më 21 shtator skuadrën holandeze, menjëherë një ditë më vonë në gjysmfinale do të takohej me fituesit e duelit Bakken Bears nga Danimarka dhe Kutaisi nga Gjeorgjia, po ashtu me vetëm një ndeshje eliminuese. Për t’u kualifikuar me ekipet më të mira të këtij kompeticioni me skuadra si Alba Berlin,
Joventut Badalona, Galatasaray, Tofash, etj, duhet të fitoj edhe me fituesin e tre dueleve tjera të ekipeve nga shtetet si Qipro/Sllokavi, Estoni dhe skuadra vendase, Rilski.
liga e kampionëve - basketboll