Nuhiu i vë në shënjestër Ballkanin: Kemi besim, energji dhe jemi gati!

Ardian Nuhiu
Ardian Nuhiu

Java e parë e edicionit të ri në Superligën e Kosovës në futboll nis me katër ndeshje të dielën dhe një përballje mjaft interesante të hënën, ku Gjilani nga ora 16:30 pret Ballkanin.

Ballkani vjen në këtë sfidë pas një humbjeje të thellë 4-0 në Irlandë ndaj Shamrock Rovers, në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues në Conference League.

Një disfatë që, ndonëse në arenën ndërkombëtare, mund të ndikojë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik të skuadrës suharekase, përcjellë “Kërlaçki”.

Starton Superliga e Kosova – katër ndeshje sot në orar

Në anën tjetër, Gjilani e nis kampionatin me synime të qarta: titullin kampion.

Trajneri Ardian Nuhiu është shprehur optimist para sfidës, duke theksuar përgatitjen e plotë të skuadrës dhe rëndësinë e energjisë pozitive në këtë fillim sezoni.

“Jemi të përgatitur maksimalisht për sfidën e parë kampionale, me energji dhe besim të cilin duhet ta shfaqim brenda fushës së lojës,” deklaroi Nuhiu mes tjerash në konferencën për shtyp.

Ndeshja fillon prej orës 16:30.

ardian nuhiu
Ardian Nuhiu