Nuk ka dramë: Turqia shkatërron Greqinë për finalen e saj të dytë në EuroBasket

erxhan osmani
Erxhan Osmani

Turqia mposht Greqinë dhe siguron finalen e EuroBasketit kundër Gjermanisë.

Përfaqësuesja e Turqisë është finalisti i dytë i EuroBasket 2025, pasi mposhti bindshëm Greqinë në gjysmëfinale, 94:68. Skuadra e trajnerit Ergin Ataman dominoi në të katërta periudhat e lojës dhe me një diferencë të madhe u bashkua me Gjermaninë, e cila më herët eliminoi Finlandën. Finalja mes Turqisë dhe Gjermanisë zhvillohet të dielën, po atë ditë kur do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë midis Greqisë dhe Finlandës.

Lojtari i ndeshjes ishte shqiptari i lindur në Bajram Curr të Tropojës, Erxhan Osmani me 28 pikë të shënuara, 6 kërcime dhe 2 asistime.

Turqia do të luaj në finalen e dytë në historinë e saj. Para 24 vitesh ishte mposhtur nga Jugosllavia në Stamboll. Tani kërkon rastin e dytë, kundër kampionëve të botës, Gjermanisë