
Oshin Derieuw, e lindur më 29 prill 1987 në Roeselare të Belgjikës, është një nga emrat më të spikatur të boksit europian. Me një karrierë të pasur dhe një rekord të pastër prej mbi 19 fitoreve, përfshirë edhe disa me nokaut, ajo është dëshmuar si një prej boksierëve më të forta në kategorinë e saj.
Derieuw ka mbajtur më herët titullin e kampiones së botës në WBF (World Boxing Federation) në kategorinë “light welterweight” dhe në vitin 2022 fitoi titullin prestigjioz WBA Intercontinental në “super light-weight”, pas triumfit ndaj Silva Bortot.

Në arenën amatore, ajo shënoi një tjetër arritje historike duke u bërë boksierja e parë belge që kualifikohet në Lojërat Olimpike. Në Paris 2024 arriti deri në çerekfinale, ku u ndal nga kinezja Yang Liu, vetëm një hap larg medaljes. Më parë, kishte fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane 2023. Aktualisht, Derieuw është përqendruar në përgatitjet për sfidat e ardhshme dhe për Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028.
2021 – Kampione Evropiane EBU 2022 – IBO Intercontinental champion 2023 – WBA Intercontinental Champion 2023 – Fituese e madaljes argjendtë, në Lojrat Evropiane, Krakow, Poloni
Duke komentuar për perspektivën e saj në Kampionatin Botëror, analisti dhe menaxheri i njohur i boksit, Artan Vërbica, u shpreh:
“Duke ditur cilësinë, karakterin dhe përvojën që ajo zotëron, mendoj që të paktën do të arrijë medaljen e bronztë në botëror. Fati që nuk e përcolla në Lojërat Olimpike vitin e kaluar—ku u eliminua në çerekfinale, vetëm një hap larg medaljes—besoj se kësaj radhe do ta gjejë atë përcjellje të fatit.”
Vërbica është themelues i AV Boxing Management, kompani që menaxhon mbi 40 boksierë aktivë në arenën ndërkombëtare, duke e bërë prononcimin e tij edhe më domethënës për pritshmëritë ndaj boksieres belge.