KF Dukagjini konfirmon ndarjen me trajnerin Ismet Munishi dhe stafin e tij.
Klubi i futbollit Dukagjini ka konfirmuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi dhe dy asistentët e tij, Ardian Basha dhe Sejdi Morina, pas dorëheqjes së paralajmëruar më herët nga trajneri.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi ka falënderuar Munishin për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës në krye të ekipit:
“KF Dukagjini njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi dhe asistentët e tij, Ardian Basha dhe Sejdi Morina. Falënderojmë trajnerin Munishi për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte në krye të ekipit tonë.”
Po ashtu, klubi ka shprehur mirënjohje edhe për punën e stafit ndihmës:
“Falënderojmë gjithashtu asistentët, Basha dhe Morina, për bashkëpunimin dhe punën e tyre gjatë kësaj periudhe.”
KF Dukagjini u ka uruar sukses trajnerit dhe stafit të tij në angazhimet e ardhshme, ndërsa ende nuk ka bërë të ditur se kush do ta marrë drejtimin e skuadrës në vijim.