
KB Peja 03 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në “FIBA EuroCup” ndaj skuadrës Kibirkstis Vilnius.
Takimi u zhvillua me dominim të vendasve, që fituan pjesën e parë 50-40.
Në fund të ndeshjes, Kibirkstis Vilnius triumfoi me rezultatin 85:69, duke siguruar fitoren e parë në këtë përballje.
Kjo ishte ndeshja e dytë e Pejës në kompeticion, pas takimit të parë ku kishte arritur fitore ndaj Levharti Chomutov në Çeki.
Skuadra pejanase do të kërkojë rikuperim në ndeshjet e ardhshme, duke tentuar të marrë më shumë pikë në fazën grupore të “FIBA EuroCup”.