Peja nuk ndalet: Prezanton qendrën e re amerikane, Alan Herndon!

Alan Herndon
Alan Herndon

Klubi i Basketbollit Peja ka zyrtarizuar transferimin e qendrës amerikane Alan Herndon (206 cm) për sezonin 2025/26.

Herndon ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur në SHBA, Japoni dhe në disa prej ligave më konkurruese të Evropës, përfshirë Turqinë, Greqinë, Holandën, Poloninë, Finlandën dhe së fundmi Hungarinë.

Në edicionin e kaluar, ai u paraqit me mesatare mbresëlënëse prej 12.7 pikë, 7.7 kërcime dhe 1.1 asistime për ndeshje, duke shënuar me efikasitet të lartë prej 68% nga loja e hapur.

Herndon është një emër i njohur për trajnerin Greg Gibson, pasi të dy kanë bashkëpunuar më parë në Finlandë te BC Nokia.

Tashmë, qendra amerikane do të bashkohet me verdhezinjtë në përgatitjet për sezonin e ri, ku pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës.

Jordan Johnson rikthehet në Kosovë, firmos me KB Pejën