Pele apo Cristiano Ronaldo – kush kërceu më lart?

Pele dhe Cristiano Ronaldo
Pele dhe Cristiano Ronaldo

Një krahasim i publikuar online tregon shifrat mbresëlënëse të dy prej futbollistëve më të mëdhenj në histori sa i përket shkëputjes apo dueleve ajrore.

pele apo cristiano ronaldo
pele apo cristiano ronaldo

Pele, me gjatësi trupore 1,73 m, ka arritur një lartësi maksimale 2,95 metra, duke realizuar një impuls vertikal prej 1,22 metrash. Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo, 1,87 m i gjatë, ka arritur 2,93 metra me impuls 1,06 metra.

Pavarësisht diferencës në gjatësinë trupore, Pele ka regjistruar një kërcim më të lartë se Ronaldo, duke dëshmuar aftësitë e jashtëzakonshme fizike që e karakterizuan edhe në një epokë me kushte shumë më modeste stërvitjeje. Cristiano Ronaldo, i njohur për përgatitjen moderne dhe fuqinë fizike, mbetet një nga lojtarët më dominues në duelet ajrore të futbollit bashkëkohor.