Përfundimisht shuhet ish-klubi i Igli Tares, Brescia

Tare Baggio

Federata italiane e futbollit nuk i dha licencën klubit Brescia për të marrë pjesë në Serie C, çka solli përjashtimin e këtij klubi legjendar italian nga futbolli profesional pas 114 vjetësh histori. Sezonin e kaluar Brescia luajti në Serie B, ndërsa problemi kryesor për mosmarrjen e licencës u shënua si një borxh prej 1.1 milionë eurosh ndaj ligës.

Megjithatë, kjo shifër nuk përbën vetëm sfidën financiare, pasi klubi ka edhe borxhe ndaj lojtarëve, stafit teknik, punonjësve të klubit, si dhe ka probleme të tjera financiare dhe administrative. Në historikun e tij, Brescia ka kaluar 23 sezone në elitën e futbollit italian, Serie A.

Në fanellën e Brescias kanë luajtur shumë yje futbolli, duke përfshirë Roberto Baggion, Andrea Pirlo, Josep Guardiolan, Gheorghe Hagi, si dhe Luca Toni, Mario Balotelli dhe Sandro Tonali. Brescia ka fituar katër herë kampionatin e kategorisë së dytë, duke qenë këto trofetë e vetëm kombëtarë në historinë e klubit.

igli tare

Igli Tare dhe ish-klubi i tij

Tani drejtor sportiv i Milan, dikur drejtor sportiv i Lazio, ishte pjesë e skuadrës italiane në famën e saj, së bashku me Baggion dhe Guardiolën, ndërsa me trajnerin legjendar, Carlo Mazzone ishin hijesha e Seria A. Ekip plot magji, grintë dhe interes i publikut të calcios-së dikurshme italiane. Tare, për ekipin nga Lombardia, ishte aktivizuar për dy vite 2001-2003 dhe mbetët ekipi me më së shumti paraqitje – 75 dhe 15 golave të shënuar.


Be the first to comment

Leave a Reply