Besiktas - Fenerbahce

Beshiktah 2-3 Fenerbahçe – Përmbysje spektakolare në derbin e Stambollit.

Fenerbahçe realizoi një përmbysje mbresëlënëse në derbin e javës së 11-të të Super Ligës, duke mposhtur Beshiktashin në transfertë me rezultatin 3-2, pavarësisht se ishte në disavantazh 0-2.

Beshiktashi e nisi furishëm takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 5-të me golin e El Bilal Toure. Në minutën e 22-të, Emirhan Topçu dyfishoi epërsinë për skuadrën vendase.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas minutës së 26-të, kur Orkun Kokçu u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Beshiktashin me një lojtar më pak.

Fenerbahçe përfitoi menjëherë nga epërsia numerike dhe ngushtoi rezultatin me një gol të Ismail Yuksek në minutën e 32-të. Në kohën shtesë të pjesës së parë (45+3), Marco Asensio barazoi shifrat.

Goli i fitores për miqtë erdhi në minutën e 83-të nga Jhon Duran, i cili vulosi përmbysjen dhe siguroi tre pikë të çmuara për skuadrën e trajnerit Domenico Tedesco.

Pas kësaj fitoreje, Fenerbahçe ngjitet në kuotën e 25 pikëve dhe ngushton diferencën me kryesuesit e Galatasaray në vetëm katër pikë. Beshiktash mbetet në vendin e pestë me 17 pikë.

Në javën e ardhshme, Fenerbahçe pret Kayserisporin në shtëpi, ndërsa Beshiktash udhëton drejt Antalyas.

Standings provided by Sofascore