Victor Boniface

Victor Boniface

Victor Boniface ka përfunduar testet mjekësore në prag të transferimit të tij te Milani ditën e djeshme, por raportimet nga Italia sugjerojnë se një shqetësim në gjurin e djathtë të sulmuesit ka ngritur dyshime te drejtuesit kuqezinj.

Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, gjatë kontrolleve mjekësore është konstatuar një problem në gjurin e tij, dhe Milani pritet të marrë një vendim përfundimtar brenda 24 orëve të ardhshme nëse do të vazhdojë me transferimin apo jo.

Raportohet se Milani po përpiqet të negociojë me Bayer Leverkusen për të ulur çmimin e kartonit të Boniface, i cili pritej të transferohej fillimisht në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Alternativisht, kuqezinjtë kanë nisur të vëzhgojnë edhe pista të tjera, përfshirë sulmuesin e Sporting, Conrad Harder, si dhe emra të tjerë si Rasmus Højlund, Nicolas Jackson dhe Breel Embolo.

Edhe pse transferimi i Boniface mund të realizohet në fund, ekziston një pasiguri rreth gjendjes fizike të lojtarit. Klubi nuk ka luksin financiar për të afruar dy sulmues të rinj, kështu që vendimi që do të merret në lidhje me Boniface pritet të ndikojë drejtpërdrejt strategjinë e merkatos.

Për momentin, gjithë vëmendja është e përqendruar te sulmuesi nigerian, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Milani do të pranojë të rrezikojë me të apo do të tërhiqet dhe të orientohet drejt alternativave më të sigurta fizikisht.

Victor Boniface
Victor Boniface