Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 22 Juli 2026
Albi Mall Superliga

Prishtina e Re heshtur, megjithatë me disa ndryshime

Skuadra e sapo promovuar në Superligë, dikur Hajvalia dhe tani KF Prishtina e Re, nga po kjo lagje, seancat stërvitore ka filluar në fushat me bari sintetik të Kompleksit të FFK-së, po në Hajvali.

Pas hyrjes në Superligë, klubi përjetoi disa ndryshime, së pari duke e larguar drejtorin sportiv, Sami Boroci, e që ky i fundit menjëherë u angazhua në skuadrën e FC Malisheva – garuese në Conference League.

Në vend të Borocit, megjithëse ende jo zyrtarisht, drejtor sportiv, është emëruar, dikur futbollisti i njohur, Shpetim Babaj,

Kurse, klubi ka lajmëruar edhe tre largime nga ekipi i parë, si Labinot Jetullahu, Kreshnik Bahtiri dhe portieri Egzon Bislimi.

Ndërsa përforcimi më i madh deri më tani është Drilon Fazliu nga FC Vushtrria.

Drilon Fazliu
Drilon Fazliu

Lër një koment