
Edhe një elimimin i dhimbshëm i bardhekaltërve, përsëriten dy barazimet e vitit 2018 me Fola (0-0) dhe pastaj humbja me penallti.
Prishtina pati raste, nuk i shfrytëzoi dhe në fund u deshtë që kokëulur, edhe njëherë, të lëshoj stadiumin “Fadil Vokrri”.
Skuadra nuk luajti sipas pritshmërisë, ishte e çorganizuar, kishte dominim të lehtë, por shterpë dhe pa ide se si të gjuhet në portë. Rivali s’ishte fare i denjë, por me përvojën e tyre duke dhënë gjjithçka nga vetja, grumbulloheshin në numër të madh para zonës së tyre. Ndërsa vazhdojnë të ëndërrojnë edhe për një kualifikm të radhës në grupe, megjithëse tani për kundërshtar do të kenë skuadër shumë më serioze, Santa Clara nga Portugalia.
Penalltitë
Bytyqi gjuan, pret portieri Ferguson, mbyllet ndeshja, kualifikohen Larne.
Donnelly gjuan një anë, Nika tjetrën anë, 4-5.
. . .
Salihu furishëm, 4-4.
Portieri Ferguson gjuan dhe shënon, 3-4.
. . .
Baftiu barazon, 3-3.
Graham i saktë, 2-3.
. . .
Ilievski shënon dhe barazon, 2-2.
Bent shënon për epërsinë e Larne, 1-2.
. . .
Saletiç gjuan jashtë, mbetët 1-1 pas serisë së dytë.
O’Connor shënon, 1-1.
. . .
Rin Ahmeti shënon, 1-0.
Nika pret penalltinë e Gallagher.