Java e dytë e Superligës së Kosovës dhuroi duele emocionuese, gola vendimtarë dhe rezultate që ndryshuan kreun e tabelës.
Prishtina vazhdon e fortë me fitoren e dytë rresht, Ferizaj surprizon me start perfekt, ndërsa Ballkani edhe një herë ndalet në barazim. Dukagjini gjen fitoren e parë, kurse Gjilani dhe Prishtina e Re mbeten me probleme.
Më poshtë raportet e shkurtra dhe rastet e golat nga Klan Kosova.
Prishtina merr fitore bindëse ndaj Llapit (3-0)
(ende nuk është publikuar videoraporti)
Prishtina shënoi fitore të pastër 3-0 ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u ngjitur në krye të tabelës me 6 pikë.
Mario Ilievski realizoi në minutën e 36’, ndërsa Rin Ahmeti shënoi nga penalltia në minutën e 57’. Në kohën shtesë golin e gjeti edhe Valmir Veliu nga penalltia për 3-0. Llapi pati disa raste të mira, por nuk arriti të konkretizojë dhe mbetet me vetëm 1 pikë pas dy xhirove.
Ferizaj triumfon ndaj Prishtinës së Re (0-1)
Ferizaj regjistroi fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat minimal 0-1 në Lipjan.
Autogoli i Elvis Prençit në minutën e 63-të vendosi takimin, ndërsa Ferizaj menaxhoi me sukses epërsinë. Prishtina e Re humbi për herë të dytë dhe mbetet pa pikë.
Dukagjini siguron fitoren e parë, mposht Gjilanin (2-0)
Dukagjini mori tre pikët e para këtë sezon, duke mposhtur Gjilanin 2-0 në Klinë.
Mërgim Pefqeli zhbllokoi rezultatin në minutën e 34’, ndërsa në shtesë (90+1) Iljesa Zylfiji vulosi fitoren me golin e dytë. Gjilani nuk shfrytëzoi rastet e krijuara dhe pësoi humbjen e parë këtë edicion.
Ballkani dhe Malisheva ndahen pa fitues (1-1)
Ballkani, mbetet pa fitore edhe pas xhiros së dytë, pasi barazoi 1-1 me Malishevën në Suharekë.
Mysafirët kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e Altin Aliut, por Giovanni barazoi në minutën e 62’. Të dyja skuadrat patën raste deri në fund, por rezultati mbeti i pandryshuar. Ballkani ka 2 barazime, ndërsa Malisheva regjistron pikën e parë të sezonit.