Prishtina ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Llapit me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së dytë të Superligës, duke kaluar në krye të renditjes.
Sfida nisi me një dominim të lehtë të mysafirëve nga Podujeva, të cilët krijuan disa raste të mira në minutat e para. Gnapi dhe Hyseni shpërdoruan mundësi të pastra për gol, ndërsa portieri Gjokaj reagoi në mënyrë vendimtare në disa raste.
Megjithatë, ishte Prishtina që realizoi nga rasti i parë serioz. Në minutën e 36-të, Veliu depërtoi nga e majta dhe shërbeu saktë për Ilievskin, i cili shënoi për 1-0. Deri në fund të pjesës së parë, Llapi provoi të reagojë, por pa sukses.
Në pjesën e dytë, bardhekaltrit vazhduan me ritëm të mirë. Pas një ndërhyrjeje të ashpër të Ramës ndaj Veliut, gjyqtari Mentor Ajeti akordoi penallti për Prishtinën pas konsultimit me VAR-in. Rin Ahmeti u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 57-të, duke dyfishuar avantazhin për vendasit.
Deri në fund, Llapi pati disa tentativa për të ngushtuar rezultatin, por pa konkretizim. Portieri Gjokaj dhe mbrojtja prishtinase u treguan të saktë në momente kyçe.
Krejtësisht në sekondat e fundit pas intervenimit të VAR u akordua edhe penalltia e dytë për bardhekaltrit ku nga pika e bardhë shënon Valmir Veliu.
Me këtë fitore, Prishtina merr tri pikë të vlefshme dhe ngjitet në vendin e parë në tabelë, duke rikonfirmuar ambiciet për titull.
PRISHTINA – LLAPI 3-0
90+ GOOL Valmir Veliu shënon nga pika e bardhë për 3-0.
90+ Penallti sërish për Prishtinën pas rishikimit të VAR-it.
90+ Veliu i vetëm me Çoriç, ky i fundit shpëton edhe njëherë Llapin.
90+ Mbrojtja prishtinase largon topin nga vija fatale, edhe një rast i pashfrytëzuar nga ekipi i Tahir Batatinës.
90′ Shtatë minuta shtesë.
89′ Shillova provon nga distanca, por Çoriç kap topin.
82′ Gjokaj pret edhe një tentim nga ndërprerja të Ramadanit.
75′ Veliu bukur i ikën nga krahu i majtë Mulaliçiçit, e pason te Baftiu në qendër, gjuan shumë lartë mbi portë
70′ Vazhdon epërsia e bardhekaltërve, 2-0!

65′ Ramadani rrezikshëm nga krahu i majtë prej gjuajtje së lirë, intervenon Gjokaj, pasojnë edhe dy goditje të llapjanëve, por bllokohen nga futbollistët prishtinas.
61′ Tani provon gjuajtjen edhe Baftiu, jashtë. Llapi duke i dorëzuar.
61′ Rin Ahmeti depërton nga e majta në qendër dhe gjuan rrëmbyeshëm me të majtën, për pak i pasaktë.

57′ GOOL Nga pika e bardhë shënon Rin Ahmeti, 2-0.
56′ Penallti për Prishtinën!
55′ Pas tre minutash, gjyqtari Mentor Ajeti shikon VAR-in per penallti të Prishtinës. Rama me start të ashpër ndaj Veliut.
52′ Super aksion i Prishtinës, Veliu bukur e gjen Baftiun i cili mirë depërton, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja dhe këndore.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë, dominim i Llapit, epërsi e Prishtinës.
45+ Pas këndores Gnapi ia del të gjuaj me kokë, kap topin Gjokaj.
45+ Hyseni harkim nga e djathta, Gnapi s’arrinë, përpak devijim i mbrojtësit të Prishtinës, intervenon Gjokaj.
43′ Gjuajtje e lirë për Llapin nga e majta, pas harkimit Useini gjuan me kokë, mbi traversë.
41′ Veliu ndëshkohet me të verdhë.

36′ GOOOL Prishtina shënon nga rasti i parë, Veliu depërton nga e majta, Ilievski para portierit i pagabueshëm, 1-0.
35′ Gnapi sërish ikën nga e djathta, tani shënon, por gjyqtari anësor ngrit flamurin lartë.
34′ Ramadani i ndëshkuari i parë në ndeshje.
33′ Gabim i portierit Gjokaj, Arianit Hasani nuk përfiton, gjuan por godet njërin prej mbrojtësve të Llapit. Edhe një rast i humbur i mysafirëve.
30′ Gjysmë ore loje, rënie e tempit të lojës pas 15 minutave të para ku dominoi ekipi i Llapit.
20′ Blend Baftiu nga gjuajta e lirë prej krahut të majtë harkon drejt në duart e portierit Çoriç.
12′ Raste të njëpasnjëshme të llapjanëve, Gjokaj në momentin e fundit kap topin.
11′ Tani koritet Hasan Hyseni, gjithçka bën mirë, në fund nuk ia del të godas topin.
10′ Gnapi sërish vetëm me portierin Gjokaj, gjuan mbi portë. E shpëton flamuri i anësorit pa u korit në dy raste të ngjajshme.
6′ Rast që nuk lëshohet Sadriu e shërben ish-futbollistin e Prishtinës, Gnapi, vetëm me portierin Gjokaj, i cili gjuan plogësht drejt në të.
2′ Plisat ndërprejnë ndeshjen për disa çaste.
1′ Veliu nga e majta depërtoi e gjuan, por e lartë.
Përbërjet:
Prishtina: Gjokaj, Boueye,Vitija, Limani, Ilievski, Saletiç, Namani, Taipi, Veliu, Baftiu, Ahmeti.
Llapi: Çoriç, Emini, Useini, Shabani, Ramadani, Sadriu, Rama, Bytyqi, Hasani, Hyseni, Gnapi.



