Lamb Autrey është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës në basketboll. Amerikani 190 cm i gjatë, së fundmi ishte pjesë e skuadrës çeke Ostrava, ndërsa më parë ka luajtur edhe në Finlandë, Hungari dhe SHBA.
Autrey pritet të jetë një forcë shtesë për bardhekaltërit në edicionin 2025/26 të Superligës së Kosovës.
“Lamb Bardhekaltër”, ka shkruar shkurt klubi prishtinas në rrjetet sociale të hënën.
Përveç Autreyt, Prishtina ka firmosur edhe me Don Polloshkën, Valmir Kakrukin, Dion Haxhosajn dhe Arian Azemin. Ekipin do ta udhëheq trajneri i ri, greku Michalis Kakiouzis.