Pse shpërtheu presidenti i Differdange pas ndeshjes me Dritën?

Në Prishtinë, së bashku me skuadrën e Differdange, ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit, Fabrizio Bei, i cili shpërtheu në pakënaqësi pas ndeshjes.
“Skandaloze, çfarë penalltie ishte ajo“, u shpreh me revoltë Bei pas përfundimit të takimit, i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të klubit luksemburgas pranë bankinës.
Një reagim i ashpër – ndoshta pak i ekzagjeruar – duke pasur parasysh se penalltia ishte evidente.
I pyetur nga „Kërlaçki.com“ nëse kishte diçka për të ndarë me publikun lidhur me ndeshjen, ai u përgjigj shkurtimisht: “Jo, nuk dua të flas, gjithçka është në rregull“.

Gjatë ndeshjes, pakënaqësi ndaj gjyqtarit me nënshtetësi suedeze Mohammed Al-Hakim shfaqi edhe trajneri i Differdange, Pedro Silva, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.
Në anën tjetër, futbollistët mysafirë nuk është se reaguan protesta të mëdha në momentin e akordimit të penalltisë, pasi ndërhyrja ndaj Albert Dabiqajt ishte e dukshme.
Drita e fitoi takimin 2:1 falë golit të Besnik Krasniqit nga pika e bardhë dhe tash do të udhëtojë në Luksemburg për të mbrojtur avantazhin.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten e ardhshme.


