Alban Dragusha
Ramiz Sadiku ka regjistruar fitoren më spektakolare të javës së 10-të në Ligën e Parë, duke përmbysur Dinamon nga disavantazhi 0-2 në një triumf të madh 3-2. Me këtë fitore, skuadra kryeqytetase ngjitet në vendin e pestë në renditje me 17 pikë, gjashtë më pak se lideri Feronikeli.
Ndërkohë, Dinamo përjeton një tjetër rezultat zhgënjyes, duke hyrë në ndeshjen e tretë rresht pa fitore (dy humbje dhe një barazim), çka reflekton një rënie të qartë në formë.
Pas ndeshjes, trajneri Alban Dragusha, për Kërlaçki vlerësoi lart paraqitjen e ekipit të tij:
“Një fitore e madhe kundër një kundërshtari shumë të fortë si Dinamo. Djemtë po bëjnë paraqitje fantastike që nga fillimi i kampionatit, por kjo përmbysje e sotme ia vë kapakun. Të rikthehesh nga 0-2 dhe të marrësh tre pikë është për t’u duartrokitur. Lojtarët meritojnë një 10-sh me yll për angazhimin dhe shpirtin garues që kanë treguar në këto dhjetë javë”, u shpreh Dragusha.
Në javën e 11-të, Ramiz Sadiku do të përballet në udhëtim me Rilindjen 1974, që sot surprizoi Trepçën në Mitrovicë, duke treguar se është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar.