Kalo te përmbajtja
Montag, 24 August 2026
Futboll Internacional

RASHFORD SHOW – Anglez në emër, katalanas në shpirt, Marca madrilene qon në qiell futbollistin e Barçës

MIRË SE ERDHE, RASHFORD! Është mbishkrimi i gazetës madrilene, Marca për futbollistin anglez të transferuar nga Manchester United këtë edicion te Barcelona.

Në mbrëmjen e parë të madhe me fanellën e Barcelonës, Marcus Rashford nuk zhgënjeu: një dopietë spektakolare përballë Newcastle-it dhe një sinjal i qartë se Barça ka gjetur një lider të ri për natat e mëdha evropiane“.

„Kjo ishte një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë, skuadra e Hansi Flick vuajti presionin e frikshëm të anglezëve, të shtyrë nga 50 mijë tifozë entuziastë dhe një fillim furishëm i Trippier, Elanga dhe Barnes. Barcelona nuk gjente dot ritmin dhe Rashford ishte i vetmi që tentonte të krijonte diçka përtej mbrojtjes“, shton Marca.

Më pas gazeta përshkruan golat e sulmuesit anglez:

„Por në pjesën e dytë, gjithçka ndryshoi. Pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Raphinha dhe Koundé, Rashford shënoi me një goditje me kokë, të shkëlqyer në ekzekutim, për të kaluar Barçën në epërsi. Goli i tij i parë zyrtar me fanellën blaugrana – dhe jo i fundit për atë natë.

Në minutën e 66-të, pas një topi të kthyer nga mbrojtja e Newcastle-it, Rashford mori kontrollin, dribloi dy herë dhe lëshoi një goditje të fortë që përfundoi në trekëndëshin e portës së Pope. Një gol klasi botëror, që konfirmoi se ishte nata e tij. Asnjë festë e tepruar – vetëm qartësi dhe mesazh: “Ja pse erdha.”

Nën sytë e trajnerit të Anglisë, Thomas Tuchel, Rashford u largua nga fusha në minutën e 81-të me një buzëqeshje të qartë – një mbrëmje ku ai dominoi me personalitet, qetësi dhe efikasitet“.

2 gola, një rikthim në Angli, dhe një mesazh i qartë për të gjithë Europën: Marcus Rashford është këtu. Dhe Barça ka armën e saj të re për Ligën e Kampionëve, përfundon Marca.