Kalo te përmbajtja
Dienstag, 4 August 2026
Futboll Vendi

Ray Manaj bëhet me mural në Mitrovicë pas golit ndaj Serbisë

Rey Manaj u kthye në heroin e Kombëtares pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Serbisë në Leskovac.

E gjithë tifozeria shqiptare e ka ngritur në piedestal sulmuesin nga Lushnja, ndërsa në Mitrovicë atij i është kushtuar një murale.

Në muralen e realizuar, Rey Manaj është paraqitur duke bërë simbolin e shqiponjës në stadiumin e Leskovacit.

auto 559657535 1196071522569447 6102732005905482669 n1760261132

Sipër murales ndodhet flamuri shqiptar dhe flamuri “Autochthonous”, i njëjtë me atë që Ballist Morina lëshoi me dron në stadiumin e Beogradit në vitin 2014.

560601980 1136648921984125 7386536053451652492 n

Kujtojmë që Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Serbisë në ndeshjen e luajtur në Leskovac, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.