Një situatë e tensionuar po zhvillohet brenda radhëve të Manchester United, ku disa futbollistë të ekipit thuhet se janë kthyer kundër sulmuesit danez Rasmus Hojlund, pas vendimit të tij për t’u bashkuar me agjencinë menaxheriale SEG — e njëjta që përfaqëson edhe ish-trajnerin Erik ten Hag.
Sipas Manchester Evening News, përcjellë Kërlaçki, marrëdhëniet e Hojlund me disa shokë skuadre kanë qenë të ftohta që para se ai të transferohej zyrtarisht në “Old Trafford” në verën e vitit 2023. Kalimi i tij te agjencia SEG kishte shkaktuar dyshime brenda klubit lidhur me ndikimin që kjo agjenci mund të ketë pasur në transferimet e lojtarëve, duke krijuar një klimë mosbesimi.
Gjendja e tij është rënduar më tej edhe nga paraqitjet zhgënjyese në fushë. Kritikat janë përqendruar te mungesa e përkushtimit dhe dobësitë në duelet ajrore. Një episod i fundit gjatë turneut në SHBA, ku kamerat kapën Hojlund teksa shfaqte nervozizëm ndaj Patrick Dorgu për mospasimin e topit, ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje mbi harmoninë në skuadër.
Statistikat nuk flasin në favor të tij: vetëm 3 gola në 35 ndeshje për “Djajtë e Kuq”. Si rrjedhojë, gjithnjë e më shumë zëra flasin për një largim të tij gjatë verës. Milan raportohet si një nga skuadrat më të interesuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit danez.