Hendboll
Pas pauzës për shkak të angazhimeve të Kombëtares, këtë mesjavë rifillon Superliga e Kosovës në hendboll për femra, me ndeshjet e javës së katërt.
Java nis të mërkurën në ora 19:00 në Pejë, ku Besa pret Terezën. Vendaset janë në kërkim të fitores së parë pas tri humbjeve, ndërsa Tereza ka një fitore dhe një humbje.
Të enjten zhvillohen tri ndeshje të tjera. Kampioni në fuqi, Istogu, luan si mysafir ndaj Ulpianës dhe konsiderohet favorit. Po në ora 19:00 luhet edhe sfida Shqiponja – Samadrexha në Gjakovë, që pritet të jetë më interesantja e xhiros.
Nga ora 18:00, në Ferizaj, Kastrioti përballet me Prishtinën.
Para dueleve të skuadrave seniore, në të gjitha palestrat do të zhvillohen edhe ndeshjet e kadeteve.
Çiftet e xhiros së katërt:
-
Besa – Tereza
-
Ulpiana – Istogu
-
Kastrioti – Prishtina
-
Shqiponja – Samadrexha