Faruk Statovci

Faruk Statovci

Rilindja 1974 ka befasuar në javën e 10-të të Ligës së Parë, duke mposhtur me rezultat të pastër 2-0 Trepçën në Mitrovicë në një sfidë ku vendasit konsideroheshin favoritë të qartë. Kjo është humbja e dytë radhazi për mitrovicasit në shtëpi, ndërsa për Rilindjen fitorja e çon ekipin në vendin e 13-të me 10 pikë, duke u larguar nga dy pozitat e fundit që çojnë në rënie nga liga.

Trajneri Faruk Statovci, i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, tha për “Kërlaçkin”:

“Një fitore shumë e merituar kundër një kundërshtari me ekip shumë cilësor. Pas humbjes në ndeshjen e kaluar në shtëpi, ku krijuam shumë por nuk konkretizuam, sot u rikthyem te fitorja dhe tri pikë shumë të vlefshme. Bravo e madhe për lojtarët, të cilët dhanë maksimumin, treguan angazhim dhe karakter të fortë. Meritat i takojnë plotësisht atyre dhe i përgëzoj për paraqitjen.”

Në javën e 11-të, Rilindja 1974 pret në shtëpi Ramiz Sadikun, që vjen nga një fitore spektakolare ndaj Dinamos dhe do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive.