
Pas fitoreve në ndeshjet hapëse të edicionit të sivjetshëm në UEFA Europa League, Roma dhe Lille përballen në Stadio Olimpico me objektivin për të vijuar me një tjetër sukses.
Roma mposhti Hellas Veronën 2-0 të dielën, duke regjistruar pesë fitore në gjashtë ndeshjet e para të sezonit (1 humbje). Brenda kësaj serie përfshihet edhe triumfi 2-1 ndaj Nice javën e kaluar në ndeshjen hapëse të grupit në Ligën e Evropës. Kjo fitore i jep mundësinë skuadrës romake të shënojë dy fitore radhazi në fazën e grupeve të këtij kompeticioni – diçka që ka ndodhur vetëm një herë që nga riemërtimi i turneut nga “Kupa UEFA” në sezonin 2009/10. Forma e mirë nga fundi i sezonit të kaluar duket se po vazhdon, me 10 fitore në 12 ndeshjet e fundit zyrtare (2 humbje).
Lille, ndërkohë, vjen pas një humbjeje 1-0 ndaj Lyon në fundjavë, që ishte disfata e dytë në tre ndeshjet e fundit. Fitorja e vetme në këtë periudhë ishte ajo ndaj Brann në ndeshjen e parë të grupit (2-1), që mbetet hera e parë që nisin me fitore një edicion të Europa League, por nuk kanë arritur asnjëherë dy fitore radhazi në këtë fazë të garës. Sidoqoftë, fillimi i sezonit ishte premtues për ta, me tre fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e para. Megjithatë, statistikat në transfertë nuk i favorizojnë: vetëm tre fitore në 16 ndeshjet jashtë fushe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës (5 barazime, 8 humbje) dhe vetëm tre fitore në 10 sfidat e fundit zyrtare jashtë shtëpie.
Përballja e parë në histori mes dy skuadrave
Kjo do të jetë përballja e parë zyrtare mes Romës dhe Lille. Verdhekuqtë kanë fituar dy nga tre ndeshjet e mëparshme në këtë kompeticion ndaj skuadrave franceze (1 humbje), ndërsa Lille ka një përqindje suksesi 50% ndaj ekipeve italiane në të gjitha garat (7 fitore, 3 barazime, 4 humbje).
Statistika interesante dhe seri rezultatesh
-
Vetëm njëra skuadër ka shënuar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Romës.
-
Vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit të Romës në shtëpi ka përfunduar me mbi 2.5 gola.
-
Gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit të Lille kanë dhuruar mbi 2.5 gola.
-
Në tri ndeshjet jashtë fushe të Lille këtë sezon janë shënuar gjithsej 17 gola.
Lojtarët kyç dhe mungesat
Artem Dovbyk hapi serinë e golave për Romën këtë sezon të dielën, dhe katër golat e tij të fundit kanë qenë gjithmonë të parët në ndeshje, me tri prej tyre që kanë sjellë fitore 1-0 për skuadrën e tij. Nga ana tjetër, Hamza Igamane ishte autor i golit të parë në fitoren ndaj Brann javën e kaluar, dhe të gjitha tetë golat e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren kanë ardhur pas pushimit të pjesës së parë.
Roma do të jetë ende pa Paulo Dybalan, i cili po vuan një dëmtim në muskujt e kofshës, ndërsa te Lille, mbrojtësi Tiago Santos u largua i dëmtuar nga fusha në sfidën kundër Lyon dhe rrezikon të mungojë.