Mbrojtësi Ron Raçi, i transferuar së fundmi nga Prishtina te Hajduku i Splitit, ka debutuar të dielën për klubin e njohur kroat.
Ai u aktivizua në fund të ndeshjes, duke zëvendësuar qendërmbrojtësin Branimir Mlacic, përcjellë “Kërlaçki”.
Ky ishte një moment i rëndësishëm për Raçin, i cili tashmë ka mundësinë të tregojë vlerat e tij në një skuadër me traditë në futbollin kroat.
Ndeshja u zhvillua kundër Goricës dhe përfundoi me fitoren e Hajdukut me rezultat 2-0.
Golat e skuadrës së Splitit u shënuan nga Benrahou dhe Sego, të cilët siguruan tre pikët e rëndësishme për ekipin.
Pas dy ndeshjeve të para në edicionin e ri, Hajduku ka gjashtë pikë, aq sa ka edhe Dinamo e Zagrebit.