Kalo te përmbajtja
Dienstag, 4 August 2026
FC Prishtina

Ron Raçi nuk luan ndaj Larnes, ai largohet nga kampi i Prishtinës – zyrtarizimi çështje ditësh

Ron Raçi do ta vazjdojë karrierën te klubi kroat Hajduk Split, ndërsa tashmë kanë dalë në pah edhe detaje të reja për transferimin e qendërmbrojtësit të talentuar.

Raçi ka pranuar ofertën personale nga Hajduk, ndërsa marrëveshja mes Prishtinës dhe klubit nga Spliti është në fazat përfundimtare. Shuma e transferimit pritet të jetë rreth 300 mijë euro.

22-vjeçari, i cili ishte një nga shtyllat kryesore të Prishtinës sezonin e kaluar, tashmë është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe stafin e klubit.

491441008 18076913359769439 4997700782831419234 n
Ron Raçi

Nga Parisi ku po qëndronte me Prishtinën, ai është kthyer në Tiranë dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Larne, që zhvillohet të enjten në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Kjo lëvizje e rëndësishme pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, duke shënuar hapin e parë të madh të Ron Raçit në futbollin evropian.