Zum Inhalt springen
Rrahman Rama

Rrahman Rama pritet të zgjidhet kryetar i ri i FC Vushtrria

Von
1 Min. Lesezeit

Gjenerali në pension, Rrahman Rama, pritet të zgjidhet kryetar i ri i klubit të futbollit FC Vushtrria në mbledhjen e Kuvendit që do të mbahet të mërkurën, më 17 shtator, nga ora 19:00.

Edhe pse një nga sponsorët më të fuqishëm në futbollin kosovar, Shaip Mikullovci, është pjesë e klubit tash një vit, situata në FC Vushtrria nuk ka qenë e qëndrueshme. Shemsi Rrahimi ishte zgjedhur kryetar, por problemet e brendshme, përplasjet ndërmjet grupeve të interesit dhe mungesa e përkrahjes institucionale nga komuna, kanë ndikuar negativisht në funksionimin e klubit.

Tashmë duket se është arritur një marrëveshje për t’i dhënë drejtim të ri klubit, me kandidaturën e Rrahman Ramës – ish-kryetar i FC Prishtina dhe Gjeneral i Forcave të Sigurisë së Kosovës nga viti 2015 deri në 2021. Pas dorëheqjes nga kjo pozitë, ai ishte edhe kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë se FC Vushtrria është e regjistruar si organizatë joqeveritare (OJQ).

Teilen: Facebook X