Rrahmani, gati të rikthehet në fushë për Napolin: Starton ndaj Interit javën e ardhshme!

Pas një periudhe të gjatë mungese, mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, mund të rikthehet në fushë për derbin ndaj Interit, raporton të hënën “CalcioNapoli”.

Derbi NapoliInter do të zhvillohet më 25 tetor nga ora 18:00.

Rrahmani u lëndua më 5 shtator gjatë ndeshjes që Kosova e humbi 4:0 ndaj Zvicrës në Basel.

Që atëherë, ai ka munguar në gjashtë ndeshje të Napolit, ndërsa në njërën prej tyre ishte pjesë e stolit.

31-vjeçari, që është kapiten i përfaqësueses së Kosovës dhe një prej liderëve të mbrojtjes napolitane, pritet gjithashtu të vazhdojë kontratën me klubin.

Kontrata e tanishme i skadon në vitin 2027, por palët janë afër marrëveshjes për zgjatjen e saj deri në vitin 2028.