Rrufe në qiell të hapur: Skender Gega nuk është më trajner i Partizanit

skender gega
Skender Gega

Partizani ka njoftuar se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, dhe kjo është pranuar nga Presidenti i klubit.

“E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë. I urojmë suksese dhe mbarësi në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e “demave të kuq” nga Tirana.

Partizani asesi të rahatohet me trajner, pas sërbit në krye, provuan me një tropojan, por asesi të rahatohen. Problemin e kan më të madh, në kokë të klubit të cilët më shumë merren me “politika” se sa të fokusohen në sport.

Skender Gega ka qenë trajner i Partizanit nga 24 marsi i vitit 2025, ku ka udhëhequr 11 ndeshje, ka arritur 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Me gjasë, i kobshëm ka qenë eliminimi që në raundin e parë të UEFA Conferencë Ligë ndaj Kalju të Estonisë.

skender gega
skender gega trajneri i deritanishëm i partizanit