Kualifikueset U21: Rumania – Kosova, baras, pikë e merituar e Kosovës

U21: Rumani - Kosovë
U21: Rumani - Kosovë

Kosova U21 e prirë nga trajneri Afrim Tovërlani ia ka dalë të importoj një pikë të rëndësishme nga nisma e kualifikimeve nga Iasi në Rumani. Skuadra mund edhe të fitonte, por barazimi, mbase është pasqyrë reale e ndeshjes.

Skuadra jonë ndeshjen e ardhshme e zhvillon në “Fadil Vokrri” të martën më 9 gusht nga ora 19:00 kundër Spanjës.

Rastet kryesore:

Përfundon ndeshja, 0-0.

90′ 6 minuta shtesë.

84′ Rasti më i mirë i skuadrës rumune, Seji shpëton gol të sigurt, pritje bravuroze.

70′ Bujupi vetë depërton deri në zonë dhe vetë gjuan, por e lehtë për portierin vendas.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë pa gola, por paraqitje e mirë e tanëve.

42′ Radaslavesku gjuan ballore, jashtë portës.

35′ Seji na shpëton sërish, bije mbrojtja jonë nga e djatha, top i rrezikshëm nga Radaslavesku, por me këmbë reagon gardiani ynë.

34′ Imeri kishte shumë zgjidhje, vendos për më të gabuarën, gjuan nga cepi i zonës, por pasaktë.

33′ Seji sërish në vend, grushton, nga sërish harkim i rrezikshëm nga ndërprerja nga krahu.

u21 rumani - kosovë
u21 rumani kosovë

31′ Edhe një harkim, kësaj radhe i lehtë, nga e majta për rumunët, por Seji i përqendruar.

24′ Muçaj provon sërish gjuajtjen brenda zonës, por i bllokohet. Hekuran Berisha duhej të lirohej më herët nga topi.

16′ Sërish Muçaj pas këndores, topi pak mbi traversë, intervenon portieri rumun, këndore.

16′ Sërish “Dardanët”, e rrezikshme një gjuajtje, devijohet, këndore.

14′ Rast ideal për tanët, Muçaj depërtoi nga e majta u fut në zonë dhe gjuajti furishëm skaj pingules së kundert. Uhf çfarë rasti ishte ky!

13′ Intervenimi i tretë i Sejit, tentim krosimi nga e djathta pas një faullimi.

10′ Dominim i plotë i skuadrës vendase kur në dy raste e tentuan portën, por ishte portieri ynë që nuk pati problem të intervenonte.

1′ Numër i madh i publikut në stadiumin “Emil Alexandrescu” të Iasit në Rumani.

u21 rumania - kosova
u21 rumania kosova

Takimi do të luhet në transfertë dhe pritet të jetë një test serioz për ekipin e drejtuar nga trajneri Afrim Toverlani, i cili ka përzgjedhur formacionin startues për sfidën e sotme.

Rumania U21: Lefter, Strata, Dutu, M. Tudose, A. David , Vulturar (c), Cr. Mihai, Radulescu, Radaslavescu, Musi, Burnete.
Zëv.: Rafaila, M. Tutu, Jalade, R. Pascalau, A. Trica, A Boțogan, K. Ciubotaru, I. Vermesan, Biliboc
Tr.: Costin Curelea

Kosovo: Seji, Sahitaj, Selmonaj, Shala, Vokrri, A. Hasani, Muqaj, Ademi, Imeri, Frokaj, H. Berisha.
Zëv.: Gjokaj, Mavraj, I. Jashari, E. Sadriu, L. Parduzi, E. Jashari, E. Gashi, Bujupi, M. Gashi
Selecționer: Afrim Toverlani

Stadiumi: “Emil Alexandrescu”, Iasi
Gjyqtarë: Mehmet Turkmen, Deniz Caner Ozaral, Mehmet Salih Mazlum (Turqi)

afrim tovërlani
afrim tovërlani