21. September 2026

Sa qindra mijëra euro siguroi Drita pas kalimit në raundin e dytë?

Drita
Drita

Të martën mbrëma, Drita shkroi histori në futbollin kosovar duke u bërë skuadra e parë nga vendi që kalon në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Kosovës eliminuan Differdangen e Luksemburgut me rezultat të përgjithshëm 4:2, duke siguruar jo vetëm një sukses të madh sportiv, por edhe një përfitim të konsiderueshëm financiar, përcjellë “Kërlaçki”.

Paraqitja në raundin e dytë ka ngritur fitimet e Dritës në 450 mijë euro nga UEFA, shumë që pritet të ndihmojë klubin në zhvillimin e mëtejmë.

Tre golat e Manajt ndihmuan Dritën të shkruaj historinë

Ky është një sukses i rëndësishëm jo vetëm për klubin, por për gjithë futbollin kosovar, që vazhdon të ngjitet në skenën ndërkombëtare.

Në raundin e dytë kualifikues, Drita do të përballet me një kundërshtar shumë të fortë – kampionin e Danimarkës, FC Copenhagen.

Bëhet fjalë për një ekip me përvojë të gjatë në garat evropiane dhe favorit për kalimin në fazën tjetër.

Megjithatë, suksesi i deritanishëm i Dritës ka treguar se në futboll asgjë nuk është e pamundur!

Maloku shkëlqeu në dy ndeshjet ndaj Differdange