Zum Inhalt springen
Sallah Sherifi

Sallah Sherifi: Fitore e merituar ndaj Vëllaznimit – lojtarët luftuan deri në fund

Von
1 Min. Lesezeit

Trajneri i Kikës, Sallah Sherifi, dhuroi surprizën e javës duke mposhtur liderin Vëllaznimi dhe duke i shkaktuar humbjen e parë në kampionat. Pas ndeshjes, ai u shpreh për Kërlaçkin se suksesi ishte fryt i përkushtimit dhe sakrificës së skuadrës:

“Së pari, ishte një fitore e merituar. Lojtarët luftuan dhe këtë triumf ua dedikoj atyre. Edhe ndaj Trepçës patëm shumë raste për të shënuar, por nuk i konkretizuam. Në disa ndeshje, si ndaj Istogut apo Ramiz Sadikut, kemi humbur pikë në minutat shtesë.”

Kika
Kika

Pas kësaj fitoreje, Kika ngjitet në kuotën e 11 pikëve pas 9 javësh, duke u renditur në vendin e 11-të. Në javën e ardhshme, ekipi nga Hogoshti udhëton drejt Pejës për t’u përballur me Besën, një skuadër që nuk ka shënuar fitore në pesë takimet e fundit dhe ka vetëm një triumf këtë sezon.

Teilen: Facebook X