Samadrexha eliminohet nga PAOK-u në Kupën Evropiane, Ferizaj nga Salerno

KHF Samadrexha
KHF Samadrexha

Skuadra e Samadrexhës është eliminuar në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste, pas dy përballjeve të zhvilluara gjatë fundjavës në Greqi kundër PAOK-ut.

Pas humbjes në ndeshjen e parë, ekipi samadrexhas pësoi disfatë edhe në takimin e dytë, me rezultat 34:20.

Më efikaset për Samadrexhën ishin Arona Krasniqi dhe Jennifer Toledo Abreu me nga gjashtë gola, ndërsa Tina Hetemi shtoi tri, e Arlinda Maloku realizoi dy gola.

Përvoja e fituar në këto përballje ndërkombëtare pritet të jetë e vlefshme për skuadrën në kampionatin vendor dhe në Kupën e Kosovës.

Ferizaj mbyll rrugëtimin në Kupën Evropiane

Skuadra e Ferizajt ka përfunduar pjesëmarrjen në EHF European Cup, pas ndeshjeve të raundit të dytë të zhvilluara fundjavën e kaluar në Itali kundër ekipit Jomi Salerno.

Pas humbjes në takimin e parë të shtunën, ferizajaset u mposhtën edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 44:19.

Më e dalluara për Ferizajn ishte Elsa Kongjeli me tetë gola, ndërsa Lorena Matarova shtoi tri, kurse Albulena Kelmendi, Luljeta Sopjani dhe Shkurte Mehmeti realizuan nga dy gola secila.

Pas përfundimit të garës evropiane, Ferizaj do të përqendrohet tashmë në Superligën e Kosovës.

Istogu fitore të madhe kundër ekipit grek Panorama