Sedat Pajaziti, kryetrajner i ri i KF Kukësi

Sedat Pajaziti
Sedat Pajaziti

Sedat Pajaziti është prezantuar si trajner i ish-kampionëve të Shqipërise, skuadrës veriore FK Kukësi, anëtar  i Kategorinë së Parë.

Sedat Pajaziti ka lindur më 12 qershor 1973 në Tërnovc të Madh në Luginë të Preshevës. Ai është diplomuar në Universitetin e Edukimit Fizik.  Si trajner, Pajaziti ka drejtuar ekipe të njohura në Shqipëri dhe Kosovë, përfshirë FC Drenica, SC Gjilani, FC Drita, KF Vëllaznimi dhe KF Apolonia në Shqipëri.

Klubi i Kukësit, pas dorëheqjes nga udhëheqja të ish-presidentit Safet Gjici, është duke provuar të organizohet dhe të tentojë të rikthejë famën që kishte disa vite më parë.

Klubi verior, ka prezantuar edhe drejtorin ri të përgjithshëm, Kristi Çela.