Shkëndija nis me gol, por fundoset me katër gola në pjesën e parë

Tamba Shkëndija
Tamba Shkëndija

Qarabag përmbys Shkëndijën pas disavantazhit fillestar, duke shënuar katër gola në 25 minuta dhe duke marrë një avantazh të madh para pjesës së dytë.

Shkëndija e hapi rezultatin herët me golin e Fabrice Tamba-s në minutën e 10-të, por më pas gjithçka shkoi në favor të Qarabag-ut.

Në minutën e 16-të, Klisman Cake shënoi autogol, duke barazuar shifrat. Pas kësaj, vendasit morën kontrollin, duke realizuar me Kady Borges (18’), Nariman Akhundzade (33’) dhe Marko Jankovic nga penalltia (35’). Shkëndija u përpoq të kundërpërgjigjej, por mbrojtja e azerëve dhe portieri nuk lejuan surpriza të tjera. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-1 për Qarabag.

 

Goli i Shkëndijës

https://www.facebook.com/share/r/1FPZeMQS21/