Shkëndija përballë FCSB në kualifikueset e Ligës së Kampionëve

Liridon Latifi
Liridon Latifi

Dy përballje të rëndësishme e presin skuadrën e Shkëndijës në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ku do të masë forcat me kampionen rumune FCSB. Ndeshja e parë do të luhet sonte nga ora 20:00, në stadiumin Toše Proeski Arena në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Shkëndija po kalon një formë të qëndrueshme, duke qëndruar e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit dhe me vetëm një humbje në gjashtë takimet e fundit. Performanca aktuale e ka rritur besimin në kampin tetovar edhe pse përballë kanë skuadër teper serioze.

FCSB, nga ana tjetër, vjen si kampione e fundit në Rumani dhe mbart një përvojë të konsiderueshme në garat europiane, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Eksperienca dhe shumë faktor tjerë e bëjnë skuadrën rumune favorite për kualifikim.

Ky është takimi i parë mes Shkëndijës dhe FCSB-së në kompeticione europiane – një përballje krejtësisht e re pa histori të mëparshme.

Nëse Shkëndija arrin të kualifikohet, në raundin e tretë të kualifikimeve do të përballet me fituesin e çiftit Shelbourne (Irlandë) – Qarabağ (Azerbajxhan).

Historia ligjore dhe krijimi i klubit FCSB

Në 2017, për shkak të një procesi gjyqësor me bashkësinë sportive CSA Steaua (pronë e ushtrisë rumune), klubi detyrohet të ndryshojë emrin nga “Steaua București” në “FCSB”. CSA më vonë formon një skuadër tjetër në ligën e dytë. Gjykata e Lartë e Rumanisë vendosi më 2025 që FCSB nuk është vazhduesi ligjor i Steauës, duke hequr pjesën e madhe të titujve të argumentuar përpara 1998.

Megjithatë, UEFA dhe Federata Rume bëjnë vlerësime mbi vazhdimësinë sportive për njohjen e trofeve

Do të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv

Jeton Beqiri: “Normalisht se ekipi kundërshtar e kemi analizuar, ata janë edhe në fazë kampionale, përveç që kanë luajtur edhe dy ndeshje në Kupat e Europës. Bisedohet për një ekip shumë cilësor, me shumë eksperiencë, por ne jemi të gatshëm që të bëjmë maksimumin dhe të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv”, ka thënë kryetrajneri tetovar.