 
Sipas Allegrit, skuadra u dënua nga mungesa e përqendrimit dhe nga dobësitë në mbrojtje.
AC Milan pësoi një humbje zhgënjyese ndaj Cremoneses në ndeshjen hapëse të Serie A, duke nxjerrë në pah probleme të mëdha në lojë.
Trajneri Max Allegri e pranoi dobësinë e skuadrës dhe kërkoi më shumë agresivitet, sidomos në mbrojtje.
“Patëm raste për gol, por dy gabime na kushtuan. Nuk duhet të pranojmë dy gola në një ndeshje,” tha ai për DAZN, duke shtuar se ekipi ende nuk është në formën e duhur.
Allegri theksoi se skuadra duhet të perceptojë më mirë rrezikun në zonë dhe të punojë në fazën mbrojtëse, duke marrë përgjegjësi kolektive. Ai mbrojti lojtarët si Gimenez, duke nënvizuar se problemi është i gjithë ekipit.
“Sezoni është i gjatë, nuk dorëzohemi tani. Duhet të jemi gati të luajmë edhe ndeshje të ndyra, sepse përndryshe nuk do të jemi solidë,” shtoi trajneri.
Milani përballet të premten me Lecce në transfertë, një test i vështirë pas startit negativ.

 
