Short i vështirë për Dinamon, më i favorshëm për Egnatian nëse kalon Olimpinë

Dinamo Tirana
Dinamo Tirana

Dy skuadrat shqiptare të mbetura në Ligën e Konferencës kanë mësuar sot kundërshtarët e mundshëm në fazën play-off.

Egnatia
Egnatia

Dinamo e Tiranës, për të arritur aty, duhet fillimisht të eliminojë Hajdukun e Splitit. Por edhe nëse kalon këtë pengesë të vështirë, e pret një tjetër sfidë e fortë: përballja me fituesin e çiftit Silkeborg (Danimarkë) – Jagiellonia (Poloni).

Në krahun tjetër, kampionët e Shqipërisë, Egnatia, nëse arrijnë të mposhtin kampionët sllovenë të Olimpija Ljubljanës, do të kenë një rrugë më të lehtë drejt fazës tjetër, ku do të përballen me fituesin e sfidës ndërmjet Lincoln Red Imps (Gjibraltar) dhe Noah (Armeni).

Dy skuadrat shqiptare do të zbresin në fushë këtë të enjte, më 7 gusht: Dinamo përballet me Hajdukun në Split në orën 21:00, ndërsa Egnatia luan ndaj Olimpijas në Ljubljanë duke nisur nga ora 20:00.

Egnatia   Shorti i play off
Egnatia Shorti i play off

 

Dinamo   Shorti Conference
Dinamo Shorti Conference