img_7602

#post_seo_title

Shqipëria u mposht 2:0 nga Anglia në “Air Albania”, ndonëse rezistoi deri në minutën e 74-të. Të dy golat u shënuan nga Harry Kane.

Kane realizoi fillimisht pas një devijimi nga këndi, ndërsa në minutën e 82-të dyfishoi pas asistimit të Marcus Rashfordit.

Kuqezinjtë nuk ishin inferiorë në fushë dhe krijuan disa raste të mira, por pa arritur t’i shfrytëzojnë.

Anglia e kishte siguruar më herët vendin e parë në Grupin K dhe mbylli fazën me tetë fitore në tetë ndeshje, 22 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Shqipëria e përfundon grupin në vendin e dytë me 14 pikë dhe për herë të parë do të luajë në plejof për Botërorin, i cili zhvillohet në mars.