KHF Shqiponja

Një përballje tepër interesante është zhvilluar të enjten mbrëma në Gjakovë, ku skuadra vendase, Shqiponja, ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultat 37:34, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femra).

Prishtina e mbylli pjesën e parë në epërsi minimale, 19:18, dhe ndeshja vazhdoi me ritëm të lartë dhe baraspeshë deri në minutat e fundit. Në minutën e 58-të, Eduarta Kurteshi shënoi për mysafiret duke rikthyer epërsinë në 35:34, por reagimi i Shqiponjës ishte i shpejtë dhe vendimtar. Ana Gonçalves dhe Alma Nivokazi realizuan tre gola të njëpasnjëshëm, duke vulosur fitoren e vendasve.

Te Shqiponja, më efikasja ishte Ana Carolini Gonçalves me 12 gola, e ndihmuar nga Juleidt Lourençao me tetë, Alma Nivokazi me gjashtë dhe Aurora Lokaj me pesë.

Nga ana tjetër, Prishtina u udhëhoq nga Celine Tolno Sia me 12 gola, ndërsa Burneta Rama realizoi shtatë dhe Eduarta Kurteshi pesë.

Pas kësaj fitoreje, Shqiponja renditet në vendin e dytë me 12 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa Prishtina qëndron në pozitën e pestë me 6 pikë nga shtatë takime të zhvilluara.

tabela 5