Shqiptarët e Clujit kaluan tutje – por Emërllahu pëson lëndim, Korenica shkëlqen me dy asistime, Islami ende në pritje

Lindon Emërllahu
Lindon Emërllahu

Nata europiane për Clujin rumun ishte e ndryshme për dy lojtarët shqiptarë të skuadrës: Lindon Emërllahun dhe Meriton Korenicën.

Fatkeqësisht, Emërllahu u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e tretë të ndeshjes kundër Paksit të Hungarisë, pasi pësoi një lëndim serioz.

Pamjet treguan një moment të dhimbshëm për mesfushorin kosovar, i cili u largua nga fusha i mërzitur, duke lënë të kuptohet se lëndimi mund të jetë më i rëndë se sa dukej fillimisht. Klubi pritet të konfirmojë natyrën dhe kohën e rikuperimit të tij në ditët në vijim.

Lindon Emërllahu
Lindon Emërllahu

Në anën tjetër, Meriton Korenica zhvilloi një paraqitje brilante, duke qenë ndër më të mirët në fushë. Ai kontribuoi me dy asistime në fitoren e thellë 3:0 të Clujit ndaj Paksit, një rezultat që siguroi kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Takimi i parë në Hungari kishte përfunduar 0-0, ndaj fitorja e së enjtes ishte vendimtare.

Në anën tjetër, Drilon Islami, ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare dhe edhe këtë ndeshje ishte në tribuna.

Meriton Korenica

Emërllahu dhe Korenica, janë në vitin e dytë te Cluj dhe nga Dan Petrescu llogariten si lojtarë kryesorë.