
Giacomo Raspadori ka zbuluar se trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, e goditi në qafë gjatë pushimit të ndeshjes. Ngjarja ndodhi në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Italisë dhe Estonisë (5-0), ku rezultati ishte 0-0 deri në minutën e 58-të.
Pas ndeshjes, Alessandro Bastoni tha se Gattuso “dha disa shuplaka në pushim”.
Raspadori u pyet nëse kjo ishte një shprehje figurative.

“Jo, shuplakat ishin të vërteta dhe unë mora një në qafë.
Në këto ditë na ka dhënë vendosmëri dhe grintë. Gattuso tregon sa e rëndësishme është fanella e Italisë dhe kë përfaqësojmë.
Ne kemi lojtarë të talentuar, thjesht duhet të japim gjithçka në fushë dhe ta dëshmojmë këtë. Sot luajtëm me konsistencë nga fillimi deri në fund, sepse të shënosh pesë gola ndaj një skuadre të tillë nuk është e lehtë.
Bëmë mirë që e pranuam shpejt dhe u përgatitëm në mënyrën më të mirë. Tani duhet të vazhdojmë me të njëjtin shpirt”, tha sulmuesi i Atletico Madrid dhe Italisë, Giacomo Raspadori, për Sky Sport Italia.
