Sinner i jashtëzakonshëm, fiton titullin e parë në Wimbledon!

Jannik Sinner është kampioni i ri i Wimbledonit. Tenisti italian triumfoi të dielën në finalen e madhe të turneut më prestigjioz të tenisit, duke mposhtur spanjollin Carlos Alcaraz me rezultat 3:1 në sete.

Pas një fillimi të vështirë ku humbi setin e parë, Sinner rikuperoi fuqishëm dhe fitoi tre setet e radhës për të siguruar titullin e tij të parë në Wimbledon me fitore 3:1 në sete (4:6, 6:4, 6:4, 6:4), përcjellë “Kërlaçki”.

Për Alcarazin, kjo ishte finalja e tretë radhazi në Wimbledon. Pasi fitoi dy edicionet e mëparshme (2023 dhe 2024), spanjolli këtë herë u ndal në prag të titullit të tretë, duke pësuar humbjen e parë në një finale të këtij turneu.

Pas triumfit Sinner fitoi 3.570.000 €, ndërsa Alcaraz u mjaftua me 1.810.000 €.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, titulli i Wimbledonit për vitin 2025 shkoi për polaken Iga Swiatek.

Ajo dominoi finalen e zhvilluar të shtunën kundër amerikanes Amanda Anisimova, duke fituar bindshëm me rezultat 2:0 në sete (6:0, 6:0).

IMG 2961