Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 22 Juli 2026
Futboll Vendi

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi me përforcim nga Kosova

Fituesja e Kupës së Malit të Zi, skuadra shqiptare nga Tuzi, FC Deçiq, ka angazhuar futbollistin kosovar të lindur në Podujevë, Trimror Selimi.
Sulmuesi anësor, së fundi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës i cili siguroi pas disa vitësh kthimin në Superiore, më parë ishte pjesë edhe e Prishtinës, Llapit dhe Ulpianës.
„Jam i lumtur që i jam bashkuar FC Deçiqit. Mezi pres ta nis këtë aventurë të re në këtë klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm“, ka thënë Trimror Selimi.
Trimror Selimi

Lër një koment