
Sulmuesi 26-vjeçar, një nga lojtarët më të përfolur të afatit të verës, kaloi fillimisht kaloi nga Feronikeli te Drenica, por pa zhvilluar asnjë ndeshje, ai u largua nga skuadra e udhëhequr nga trajneri Bylbyl Sokoli dhe vendosi të transferohej nga Superliga në Ligën e Parë, duke iu bashkuar Dinamos së Ferizajt.
Në debutimin e tij me Dinamon, edhe pse hyri nga stoli, Kiqina bëri diçka që rrallë shihet: arriti të shënojë dy gola në një fushë të “nxehtë” si ajo e Vushtrrisë.
Debutimi i tij në fushën e Vushtrrisë ishte i jashtëzakonshëm: edhe pse hyri si zëvendësues, Kiqina shënoi dy gola, duke treguar menjëherë se mund të bëhet një pikë referimi për skuadrën e re.
Në prononcimin për Kërlaçkin, ai u shpreh i emocionuar dhe i motivuar:
“Kam qenë pjesë e Drenicës, por tani kam kaluar te Dinamo, ku jam ndjerë shumë mirë që nga dita e parë. Në debutim arrita të shënoj dy gola dhe kjo më ka dhënë shumë besim për të vazhduar më fuqishëm”, ka thënë për Kërlaçkin, Kiqina.
Më tej, ai shtoi:
“Jam i lumtur që po ndihmoj Dinamon. Objektivi ynë është i qartë – të ngjitemi në Superligë. Unë do të jap maksimumin që ta realizojmë këtë synim së bashku.”
Me dy golat e shënuar në një terren të vështirë, Kiqina ka dhënë sinjalet e para se mund të bëhet një nga figurat kryesore të Dinamos në këtë sezon.