“Sonbirsoz”: Rashica i thotë po Borussia-së

Milot Rashica

Milot Rashica mund të rikthehet në Bundesligë, arriti marrëveshje personale me Borussia Monchengladbach

Mediu turke, “Sonbirsoz”, përcjell Koha, konfirmon se sulmuesi i Beshiktashit, Milot Rashica, është afër një transferimi në Bundesligën gjermane, pasi ka arritur marrëveshje personale me Borussia Monchengladbach.

Rashica mund të largohet nga Stambolli për të vazhduar karrierën në elitën e futbollit gjerman. Sulmuesi i krahut ka pranuar ofertën që i është ofruar nga Monchengladbach, ndërkohë që negociatat mes dy klubeve vijojnë, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.

Drejtuesit e Beshiktashit kanë deklaruar se nëse marrin ofertë prej 9 deri në 10 milionë euro, janë të gatshëm ta lirojnë Rashicën.

29-vjeçari ka eksperiencë të mëparshme në Bundesligë, ku nga viti 2018 deri në 2021 ka luajtur për Werder Bremen. Ai u transferua te Beshiktashi në vitin 2023 nga Norwich City për 5 milionë euro, dhe ka kontratë me klubin turk deri në verën e vitit 2027.

Përpara Beshiktashit, Rashica ka luajtur edhe për Galatasarayn në Turqi.

Be the first to comment

Leave a Reply