
Sonte në fushën e blertë zbresin edhe pesë skuadra shqiptare, duke filluar nga Prishtina në Europa League deri te Partizani e Vllaznia nga Shqipëria në Conference, në të njëjtën garë Malisheva dhe Deqiçi i Tuzit
Nata e të martës ishte shumë e frytshme për skuadrat tona, dy fitore e një barazim. Ndërsa sonte e kanë rastin të tregojnë cilësitë dhe ambiciet e tyre dhe pesë skuadra tjera, dy nga Kosova e Shqipëria dhe Tuzi i shqiptarëve nga Mali i Zi.
Pa dyshim, përballjet më të vështirë i kanë dy ekipet e Kosovës, fituesit e Kupës së Kosovës, Prishtina e cila në Moldavi, në Tiraspol e pret skuadra me shumë përvojë ndërkombëate dhe Malisheva si vendase kundër Vikingurit të Reikjavikit të Islandës e cila edicionin e kaluar u eliminua në fazën e nokadunit pas marrjes pjesë në grupet e Conference.
Si asnjëherë më herët, dy skuadrat shqiptare, Vëllaznia dhe Partizani, kanë short ideal për të kaluar tutje. Të dy këto takohen me skuadrat e shteteve baltike. Shkodranët në Elbasan presin Daugavpilsin e Letonisë, kurse Partizanin e pret Nomme Kalju në Estoni.
Deqiçi, si Malisheva, me pak përvojë në Evropë, por me abicie, megjithëse rivali është krejt i zakonshëm, Sileksi i Kratovës në Maqedoni, një përballje lokale, interesante dhe me rivalitet. Besojmë që skuadra jonë shqiptare nga Tuzi ka cilësi më shumë dhe mund të tentojnë të kalojnë edhe një raund siç ndodhi në edicionin e kaluar.
UEFA Europa League – Raundi i parë kualifikues
Sheriff Tiraspol (Moldavi) – Prishtina (10 korrik, ora 19:00)
UEFA Conference League – Raundi i parë kualifikues
Nõmme Kalju (Estonia) – Partizani, ora 18:45
Deçiqi – Sileks (Maqedoni) (10 korrik, ora 20:00
Malisheva – Vikingur Reykjavik (Islandë), ora 20:15
Vllaznia – Daugavpils (Letoni), ora 20:00