
Të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë zhvillohen sot nga ora 16:30
Liga e Parë e Kosovës nis sot me javën e parë. Ndërsa, nga propozicionet e garave, mësohet se është vendosur që në Superligë të hyjnë dy ekipet e para, ndërsa nga Liga e Parë bien po ashtu dy ekipe. Ky vendim, me 18 ekipe dhe vetëm katër skuadra që ndërrojnë kategori, si dhe zhvillimi i nëntë ndeshjeve në të njëjtën ditë, është regres në futbollin e Kosovës. Po ashtu mospublikimi i delegimit të gjyqtarëve është lëshim i pafalshëm i organeve gjegjëse në FFK.
Sidoqoftë, gara do të jetë e ashpër, me minimalisht gjashtë pretendues: Feronikeli ’74, Liria, Vushtrria, Trepça, Vëllaznimi dhe Trepça ’89.
Ndërsa ndeshja kryesore do të zhvillohet në fushën me bari sintetik te palestra “Shani Nushi” në Gjakovë, ku Vëllaznimi pret Feronikelin ’74.
Po ashtu, ndeshje tejet interesante zhvillohen në Pejë, në Brestovik, ku Besa në fushën me bari sintetik pret Vushtrrinë; kurse në stadiumin e qytetit “Shahin Haxhiislami”, Rilindja 1974 pret Lirinë.
Në Prishtinë, në fushën afër spitalit, zhvillohet derbi i kryeqendrës ndërmjet Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut; kurse në Ferizaj do të zhvillohet derbi lokal ndërmjet Dinamos dhe Tefik Çangës, të sapo inkuadruar në Ligën e Parë.
Raiffeisen Liga e Parë – Java e parë
E shtunë, 16 gusht – Ora 16:30
-
Prizreni – Trepça ’89
-
Trepça – Istogu
-
Ramiz Sadiku – 2 Korriku
-
Vëllaznimi – Feronikeli ’74
-
Besa – Vushtrria
-
Kika – KEK-u
-
Suhareka – Vjosa
-
Rilindja 1974 – Liria