
Liga e Parë e Kosovës rikthehet sot me disa përballje mjaft interesante, të cilat pritet të sjellin emocione te tifozët.
Në Ferizaj, Dinamo do të përballet me Feronikelin, ndërsa në kryeqytet, Ramiz Sadiku pret Trepçën ’89 në një sfidë që pritet të ofrojë lojë të hapur dhe me ritëm. Të dyja këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin ART Sport.
Megjithatë, vëmendja më e madhe e ditës shkon për në Gjakovë, ku Vëllaznimi do të presë Trepçën.
Ky derbi historik i futbollit kosovar konsiderohet si ndeshja kryesore e javës, duke pasur parasysh rivalitetin e hershëm mes dy klubeve dhe rëndësinë që ka për garën në krye të tabelës.
Një tjetër sfidë e fortë do të zhvillohet në Pejë, ku Rilindja 1974 do të masë forcat me Vushtrrinë.
Pejanët kërkojnë ringritjen pas një fillimi të vështirë me vetëm një fitore, ndërsa mysafirët kanë treguar formë më stabile me dy fitore dhe dy barazime.
LIGA E PARË – JAVA 5
